2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pësoi suIm në zemër? Biznesmeni izraelit zbulon çfarë i ndodhi ministrit rus të Mbrojtjes

Rekomandime

Biznesmeni ruso-izraelit ka deklaruar se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të një ataku kardiak që dyshohet se është shkaktuar nga shkaqe jo natyrale.

Leonid Nevzlin pretendon se Soigu ndodhet në terapi intensive dhe në fakt në gjendje shumë të rëndë.

- Advertisement -

Sipas tij, ai pësoi një atak në zemër që “nuk mund të ndodhte për arsye natyrore”, duke lënë të kuptohet se aleati i ngushtë i Putinit mund të ketë qenë viktimë e një atentati.

“Biznesmeni Leonid Nevzlin thotë se ministri i Mbrojtjes ruse, Shoigu, 66 vjeç, është në kujdes intensiv pasi pësoi ‘një suIm në zemër’ i cili nuk mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrore”, shkruan Daily Mail, duke sugjeruar se aleati i vjetër i Putinit mund të ketë qenë subjekt i një atentati të urdhëruar nga shefi i tij.

Shoigu, i cili ka qenë krahu i djathtë i Putinit dhe udhëheqësi i ushtrisë ruse për një dekadë, ishte shtylla kryesore në javët e para të luftës në Ukrainë, por së fundmi u zhduk nga konferencat e rregullta të Kremlinit.

- Advertisement -

Kishte dyshime për tensione midis Putinit dhe ministrit të Mbrojtjes në fund të marsit, në lidhje me përparimin e ngadaltë në pushtimin e Ukrainës.

Inteligjenca amerikane sugjeroi se dyshja u ndanë kur Putin mësoi mbi shkallën e humbjeve të forcave ruse në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit