16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kurti thërret qytetarët: Dilni nesër në tubim, dëshmuam që e bëjmë qeverisjen më mirë se të gjithë

Rekomandime

Ish-kryeministri i vendit, Albin Kurti, permës një video u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në ora 17:00 që të shënojnë çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e formimit të Lëvizjes Vetëvëndosje.

- Advertisement -

Ai tha se këtë vit kanë dëshmuar se kanë qeverisur mirë si askush tjetër, shkruan IndeksOnline.

“Të dashur qytetarë, ju ftoj që nëpër këto pika, duke ruajtur disrtancën në sheshin “Skenderbeu”, në ora 17:00, të mblidhemi për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e formimit të Lëvizjes Vetëvëndosje. Në këtë përvjetor të dyfishtëe ne po ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje.

Durim për të përballur me pandeminë Covid-19 që ende nuk ka kaluar dhe, zgjidhje, duke hyrë në zgjedhjet që vijnë.

- Advertisement -

Neë këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë e sivjet e kemi dëshmuar që e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër.

Ne po rritemi shumë sepse në zgjedhjet tjera do të fitojmë mbi shumën e të tjerëve.

- Advertisement -

Nuk ka Lëvizje pa populll kurse në Kosovë kopulli është bërë Lëvizje.

Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime, ejani masivisht në 15 vjetorin tonë teksa kujojmë 21 vjetorin e çlirimit të vendit”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit