8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hoti tha se ai do ta udhëheq dialogun me Serbinë, kundërpërgjigjet Thaçi dhe flet për vizitën e Lajçak

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës.

Me këtë rast ai është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratën që bëri dje kryeministri Avdullah Hoti gjatë prezantimit në Akademinë e Shkencave të platformës për dialogun me Sebrinë, ku deklaroi se ai do të udhëheq bisedimet me Serbinë.

- Advertisement -

Për këtë deklaratë të Hotit sot është pyetur presidenti Hashim Thaçi i cili ka thënë se dialogu do të udhëhiqet nga përfaqësuesit legjitim të shtetit të Kosovës.

“Dialogun do ta udhëheqin përfaqësuesit legjitim të qytetarëve të Kosovës, ne nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, ne edhe të bashkuar do të përballemi me vështirësi e pengesa të mjaftueshme, prandaj do të ketë energji të mjaftueshme, përkushtim të përbashkët dhe rezultate të përbashkëta, nuk jemi në garë me njëri-tjetrin. Presidenti përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë, gjithçka është e përcaktuar me Kushtetutë dhe asnjë organ nuk qëndron mbi Kushtetutën, autoritetet dhe kompetencat dhe të pastra si loti dhe mendoj se në këtë drejtim nuk ka asnjë dilemë, vetëm sa do ta plotësojmë njëri-tjetrin, në kuptimin e të mirës së shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi.

Presidenti tha se i vlerëson hapat që ka marrë kryeministri Hoti në heqjen e barrierave që kanë qenë pengesa dhe shkas që Beogradi të thirret te ndërkombëtarët që Prishtina është fajtore për dialogun.

- Advertisement -

“Çdo thirrje në veçanti nga ana e SHBA, Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht”, tha Thaçi.

Thaçi është pyetur nga gazetarët edhe nëse do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak i cili pritet të vijë të hënën në Prishtinë.

- Advertisement -

Presidenti Thaçi nuk ka treguar saktë nëse do ta takojë, por ka thënë se me kohë do të përgjigjet për këtë.

“Do të shohim agjendën dhe prioritetet që i ka në përkushtimin e tij përfaqësuesi i BE-së dhe do të përgjigjem si president i vendit”, tha ai.

Thaçi shtoi se përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë Kosovën si vend i pavarur dhe sovran.

Presidenti tha se ka besim të plote te SHBA-ja e cila ka kontribuar në liri e pavarësi të Kosovës dhe njejtë do të bëjë edhe në proceset e ardhshme.

“Dinamika dhe energjia e presidentit Trump dhe Grenell do të jenë efektive dhe do shënojnë rezultate konkrete”, tha Thaçi.

<

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit