12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Petkoviç: 22 shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarsisë së Kosovës

Rekomandime

Pas kërkesës zyrtare të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Serbisë ku pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të fillonte fushatën e mosnjohjes së Kosovës.

Ndërkohë mediat vendase, i bëjnë jehonë faktit se deri më tani 22 shtete gjithsej kanë tërhequr njohjne e Kosovës, ku 18 e kanë njoftuar ditën e djeshme dhe supozojnë se 10 të tjera janë gati të bëjnë të njëjtën gjë. Por ajo që vihet re është se prej ditësht njofothet se sa shtete po tërheqin njohjne e Pavarësisë së Kosovës por ndërkohë nuk ka asnjë emër konkret.

Lajmin e ka bër të ditur Drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, njëkohësisht dhe kryenegociator në dialog, Petar Petkoviç.

- Advertisement -

“Kemi arritur të sigurojmë 18 tërheqje të njohjeve nga ato vende që e kanë njohur të ashtuquajturën Kosovë. Tani edhe katër shtete të tjera i kanë tërhequr njohjet dhe ky numër sigurisht që do të rritet edhe më shumë” – tha Petkoviç.

Ndërkohë që thuhet se informacionin se cilat vende kanë tërhequr kohët e fundit njohjen e Kosovës mbahet rreptësisht i fshehtë pasi i druhen presioneve të mundshme nga perëndimi, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania, të cilat i konsiderojnë si mbështeteset kryesore të Kosovës.

Ata vijojnë duke thë se detajet i dinë vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Selakoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç dhe më së shumti dy persona të tjerë nga lidershipi shtetëror serb.

- Advertisement -

Kosova dhe Serbia kanë mbetur pas në vijimin e dialogut dhe në arritjen e një marrëveshje për targat, energjitë dhe të zhdukurit nga lufta. Hera e fundit që pati një marrëveshje ishte më shtator të 2020 ku palët ranë dakord në Washington se asnjëra prej tyre nuk do të lobonte në organizata ndërkombëtare. Me përfundimin e marrëveshjes 1-vjeçare, Serbia pretendon se ajo duhet të vijojë të respektohet dhe Kosova nuk duhet të kërkojë anëtarësime në organizatat ndërkombëtare/dosja.al).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit