-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Petkovic i reagon ministres Haradinaj: Politikanët shqiptarë po ndërtojnë atmosferë armiqësie ndaj serbëve

Rekomandime

I ashtuquajturi Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkovic, i ka reaguar shefes së diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, pas deklarimit të saj ndaj ngritjes së padisë për Ragmi Mustafën vetëm pse ngriti flamurin kombëtar në Preshevë.

Sipas këtij zyrtari të Qeverisë së Serbisë “politikanët shqiptarë vazhdimisht po ndërtojnë një atmosferë urrejtjeje dhe armiqësie ndaj serbëve”.

- Advertisement -

Sipas Petkovic shqiptarët janë qytetarë të plotë të Serbisë dhe gëzojnë të gjitha të drejtat njerëzore dhe civile në përputhje me standardet më të larta evropiane.

“Ky fakt nuk mund të anulohet nga frazat për Serbinë si fajtori, dhe akuzat për paaftësi, korrupsion dhe joefikasitet nga elita politike shqiptare në Kosovë dhe Metohi është e pamundur të kërkohet tek dikush tjetër”

“Përfaqësuesit shtetërorë të Republikës së Serbisë, ndryshe nga politikanët shqiptarë në Prishtinë, vazhdimisht tregojnë për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis dy kombeve më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, dhe politika jonë është si me fjalë ashtu edhe me vepra, është politikë e zgjatjes së dorës dhe pajtimit”.

- Advertisement -

“Meliza Haradinaj Stublla edhe një herë tregoi se politikanët shqiptarë janë ata që vazhdimisht shkaktojnë paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor, duke ndërtuar një atmosferë të vazhdueshme dhe të përkushtuar ndaj urrejtjes dhe armiqësisë ndaj serbëve, Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vučić, në mënyrë që të mbulojnë dështimet tyre”.

Petkovic një vartës i verbër i Vuçiqit thotë tutje në reagimin e tij se “kur ajo thotë se për serbët vetëm një shqiptar i shuar është një shqiptar i mirë, ajo në fakt po kujton qëndrimin e ektremistëve shqiptarë ndaj serbëve, sepse politika e epërsisë etnike dhe shkatërrimit fizik i kombeve të tjerë është fryt i ideologjisë fashiste të Shqipërisë së Madhe që ka jetuar që nga Lufta e Dytë Botërore”

- Advertisement -

Sipas tij, serbët nuk e kanë atë lloj armiqësie dhe urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

“Unë i kujtoj zonjës Haradinaj Stublla se Serbia nuk provokoi konflikte të armatosura me shqiptarët në Kosovë dhe Metohi, por që lufta filloi nga ekstremistët e UÇK-së dhe inspiruesit e tyre politikë, që i ndezën në atë kohë flakët e konfliktit, të cilat ata i mbajnë të gjalla sot”.

“Zonja Haradinaj Stublla nuk duhet të kërkojë arsye dhe justifikime për urrejtjen patologjike ndaj Serbisë tek serbët, sepse rrënjët e urrejtjes së saj janë në kokën dhe shpirtin e saj, dhe nuk kanë asnjë lidhje me Aleksandër Vuçiq, dhe as me mënyrën se si Serbia i trajton qytetarët e saj shqiptarë.

Unë nuk dua të besoj se zonja Haradinaj Stublla beson fortë në marrëzitë që shqipton, por pa marrë parasysh se çfarë mendon personalisht për këtë, pasojat e veprimeve të saj të papërgjegjshme janë po aq të dëmshme dhe të rrezikshme”, thuhet në reagimin e zyrtarit të Qeverisë serbe që shpërfaqë edhe njëherë gjuhën raciste ndaj shqiptarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit