1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Petkoviq ndalohet në Merdare, nuk i lejohet të hyjë në Kosovë

Rekomandime

Petar Petkoviqit, drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Ky është ndalimi i pestë që nga fillimi i vitit që Kosova e ndalon Petkoviqin të hyjë në Kosovë, e i cili është kryenogociator i palës serbe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Petkoviq mëngjesin e sotëm ka qenë në vendkalimin kufitar në Merdare, por i është penguar hyrja, thuhet në njoftim që ka bërë e ashtuquajtura Zyre për Kosovën.

Më herët, siç raportojnë mediat në Serbi, Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë më 13 janar, 16 prill, 3 shtator dhe 23 nëntor.

Ditë më parë katër ministrave të Republikës së Kosovës, nga autoritetet serbe u është ndaluar vizita që kishin planifikuar të bënin në Luginën e Preshevës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit