0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Petkoviq: Osmani s’po i kushton rëndësi mesazheve të Amerikës, Prishtina duhet ta formojë asociacionin

Rekomandime

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratave të Osmanit ku tha nuk mund të ketë asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Petkoviq tha se Osmani po mundohet ta zëvendësoj tezën e themelimit të asociacion me atë të formimit të Republikës Srpska.

- Advertisement -

“Ajo po mundohet që ta zëvendësoj tezën se formimi i asociacionit të komunave serbe do ta formonte Republikën Sprska. Kjo tregon se nuk i ka kushtuar rendësi mesazheve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane se Prishtina duhet ta formojë asociacionin”, është shprehur Petkoviq, transmeton Klankosova.tv

Tutje, ai thotë se për shkak të sigurisë së qytetarëve serbë, ata kurrë nuk do të heqin dorë nga kërkesat për fomimin e asociacionit.

Petkoviq fjalimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në John Hopkins në SHBA e quajti propagandë politike, për të cilën, sipas tij, po merr duartrokitje nga opozita serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit