1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Petkoviq pas reagimit të Hotit: Po bëni fushatë, do t’i vaksinojmë të gjithë qytetarët

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se reagimet që janë bërë në Kosovë pas fillimit të vaksinimit në veri të vendit janë vetëm sulme që po bëhen gjatë fushatës elektorale.

- Advertisement -

“Ne jemi mësuar që Serbia të jetë shënjestra kryesore e sulmeve gjatë çdo fushate elektorale në Prishtinë, por ambiciet politike të askujt nuk duhet të jenë mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve,” tha drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Petkoviq ka përmendur edhe 1 mijë testet që janë dërguar në Kosovë në fillim të pandemisë.

“Koronavirusi nuk e njeh origjinën etnike të dikujt, gjë që kuptohet mirë nga Serbia, e cila, me rekomandimin e Presidentit Aleksandar Vučić, po përpiqet të sigurojë vaksina të mjaftueshme për komunitetet e tjera në Kosovë, pasi ne i dhuruam 1.000 teste PCR Institutit të Shëndetit Publik në Prishtinë. Kemi detyrim që të sigurojmë sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët, pa përjashtim,” tha Petkoviq tutje.

- Advertisement -

Ai thotë se është e pakonceptueshme që dikush ta vendosë politikën mbi ruajtjen e jetës dhe që në një kohë kur e gjithë bota po lufton me një pandemi si koronavirusi.

“Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, gjithmonë do ta vendosin të mirën publike mbi politikën ditore. Serbia është krenare që ne ishim të parët në rajon dhe i dyti në Evropën kontinentale që filluam imunizimin, sepse koha është faktori vendimtar në këtë murtajë,” citohet të ketë thënë Petkoviq.

- Advertisement -

Ky reagim vjen një ditë pasi Qeveria në krye me Avdullah Hotin paralajmëroi hetime për nisjen e vaksinimit në veri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit