Arben Vitia siç duket do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Prishtinës.
Kjo të paktën është lënë të kuptohet në një postim të kandidatit për asamble komunale nga radhët e VV-së, Petri Reçica.
Ai ka thënë se është krenar që po i bashkohet ekipit të Arben Vitisë, i cili siç ka thënë ai është kandidat për kryetar komune.
“Pasi qe bagazhi jem ka te beje me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj qe jom perfaqesues i denje i ketyre sektoreve”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Reçicës:
Edhe 100 “dy javë”-sha
Me dy jave po e nisi tregimin tem qe po i bashkohem super ekipit te z. Arben Vitia per kandidat per kryetar te komunes se Prishtines.
Ne zgjedhjet lokale te ketij viti po i bashkohem listes se VV per asamble komunale.
Pasi qe bagazhi jem ka te beje me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj qe jom perfaqesues i denje i ketyre sektoreve.
Pra: Për gastronominë dhe kulturēn, pasi që gastronomia është kulturë.
Diteve ne vazhdim do te jem me afer problemeve te kategorive qe do ti perfaqesoj, me shprese qe deri n’fillimin zyrtar te fushates s’kom me postu gjana fushatore, deri atehere mirembetshi!
Ju don,
Asambleist Petlla.