9.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

OBSH përmend rastin e kosovares, 45 vite në punë, humbi jetën 3 ditë para se të dilte në pension

Rekomandime

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka shprehur mirënjohje për Drejtorin Gjeneral të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, I cili në ditën Ndërkombëtare të qasjes universale në mbrojtje shëndetësore si pjesë e Ditës ndërkombëtare të Infermierëve dhe Mamive, ka përmendur kontributin e infermierës Vjollca Berisha.

- Advertisement -

Ghebreyesus, ka përzgjedhur të përmend dhe të falënderoj për kontributin e dhënë inf. Vjollca Berisha e cila ka punuar për 45 vite në Spitalin e Gjakovës pa reshtur në shërbim të qytetarëve ku së fundmi tre ditë para daljes në pension e ka humbur betejën me COVID-19.

“Prandaj FSSHK e vlerëson se është nder i madh që i bëhet shëndetësisë Kosovare ku në mesin e mijëra punëtorëve shëndetësor Drejtori i OBSH-së ka përzgjedhur të shpalos biografinë e punëtores kosovare, anëtares së devotshme të FSSHK-së si shembull në shërbim të pacientit.

Andaj ky mesazh i dhënë për fund vit vetëm se e shton edhe më shumë gatishmërinë dhe vullnetin e punëtorëve shëndetësor që edhe në këtë betejë e cila fatkeqësisht po iu merr edhe jetën vazhdojnë të ofrojnë shërbime cilësore shëndetësore.

- Advertisement -

FSSHK beson se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në të mirë të shëndetësisë Kosovare”, thuhet në komunikatën e FSSHK-së

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit