22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Kurti takohet me kryeministrin e Greqisë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka bërë me dije se sonte është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Kurti ka thënë se në takim është diskutuar për rëndësinë e forcimi të raporteve në mes të dy shteteve, duke pasur parasysh, sipas tij, lidhjet historike në mes të vendeve.

- Advertisement -

Tutje, Kurti tha se Kosova dëshiron të vazhdojë bashkëpunimi bilateral, si element kryesor për një stabilitet afatgjatë në rajon.

Kurti gjithashtu falënderoi kryeministrin grek për mbështetjen e Greqisë krahas Kosovës në rrugën drejt BE’së.

Sonte në Athinë takova kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Ne diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve, duke pasur parasysh lidhjet tona historike. Kosova dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin bilateral, si një element kryesor për stabilitet afatgjatë në rajon. Falënderues për mbështetjen e Greqisë në rrugën tonë drejt BE’së”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit