3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Philips: Administrata e Trump e ka lënë anash Kosovën

Rekomandime

Ish- këshilltari i lartë në departamentin amerikan të shtetit, David Phillips thotë se administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump e ka lënë anash Kosovën, duke u marrë më shumë me çështje teknike se sa përmbajtësore politike.

- Advertisement -

“SHBA-të është dashur të jenë kundërshtari më i fuqishëm dhe më i zëshëm. Nuk është dashur asnjëherë të merret për bazë ideja për ndryshime territoriale. Kohëve të fundit kemi parë që SHBA janë rifokusuar në çështje ekonomike rajonale.

Shqiptarët e kanë refuzuar planin për copëtim, Ambasadori Richard Grenell vazhdoi më tej me programin ekonomike për të dyja vendet, Kosovën e Serbinë. Mirëpo, kjo nuk përbën thelbin. Çështja kryesore nuk është as ekonomike as teknike.

Çështja thelbësore është që Serbia vazhdon të refuzojë ta njohë Kosovën dhe të pranojë se e ka humbur atë për shkak të krimeve që i ka kryer Millosheviqi. Nuk ka asnjë program për të arritur njohjen e ndërsjellë, midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe derisa Serbia të përballet me faktet dhe ta njohë Kosovën, do të vazhdojë të jetë situatë e paqartë”.

- Advertisement -

Phillips thotë se përgjithësisht komuniteti ndërkombëtar ka dështuar në presionin ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës. Dhe sipas tij pa zgjidhjen e fatit të të zhdukurve, çështje e cila vazhdon të mbetet plagë e hapur për Kosovën, nuk mund të ketë pajtim midis Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për korrespondentin tonë në SHBA- Halil Mula, Phillips thotë se Gjykata speciale duhet të ndryshojë mandatin dhe t’i trajtojë të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë kohës së luftës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit