1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pieter Feith: E arsyeshme të ndiheni krenar me UÇK’në

Rekomandime

Ish shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith i ka duartrokitur gatishmërisë së Presidentit Thaçi për t`iu përgjigjur Speciales sepse në këtë mënyrë sipas tij, Kosova mund ta liroj veten nga akuzat për çfarëdo që mund të ketë gjatë luftës.

- Advertisement -

Feith në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës edhe për ndjeshmërinë që ka populli i Kosovës për pjesën e luftës të viteve 98-99 derisa ka theksuar se e arsyeton popullin e Kosovës që ndihet krenar me atë që kanë arritur luftëtarët e UÇK-së.

I pyetur se si e shihni deklaratën e fundit nga prokurorët special që kanë paraqitur një aktakuzë kundrejt Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli si dhe të tjerëve dhe se si ka ndikuar kjo në politikën e Kosovës? Feith tha se ka parë deklaratën por asnjë padi.

“Unë e kam parë deklaratën, por unë nuk kam parë asnjë padi. Nuk jam në dijeni të asnjë akuze kundër President Thaçi, Kadri Veselit dhe të tjerëve.
Prandaj është e vështirë për mua të gjykoj këtë apo të jap ndonjë përshtypje se çka është e përfshirë këtu. Por e di se çfarëdo që ka të bëjë me luftën gjatë viteve 98-99 në Kosovë është shumë e ndjeshme për popullin e Kosovës”, tha ai.

- Advertisement -

Feith poashtu tha se kuptohet dhe është shumë e arsyeshme se ata ndihen krenar me atë se çfarë është arritur nga luftëtarët e UÇK-së.

-Ju keni qenë i përfshirë në pavarësimin e Kosovës, qysh në ditët e para të deklarimit. Çfarë ka bërë Kosova për marrëveshje dhe cili ka qenë roli i Thaçit në ndërtimin e urave me komunitetin serb?

- Advertisement -

“Brenda Kosovës, kryeministri Thaçi së bashku me zyrën time kemi punuar në zbatimin e dispozitave të Ahtisarit për të cilat ishin dakorduar para se Kosova të pavarësohej dhe ishte baza në periudhën e mbikqyrjes. Një nga dispozitat kyqe ishte që të respektoheshin të drejtat e komunitetit serb brenda Kosovës dhe në atë aspekt kemi arritur disa gjëra. Duke përfshirë këtu krijimin e komunave dhe lidhjen e veriut të Kosovës me Prishtinën poashtu duke u siguruar që qytetarët serb të Kosovës të pëefaqësohen në institucione dhe agjensi të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe RTK-në”. tha ai.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit