7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shifra alarmante, 260 mijë të infektuar me coronavirus vetëm gjatë 24 orëve

Rekomandime

Vazhdon të rritet me ritme të shpejta numri i rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një tjetër ditë rekord infektimesh me Covid-19 në të gjithë botën.

- Advertisement -

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë numri i rasteve të reja brenda 24 orëve arriti pothuajse 260 mijë, numri më i lartë i infektimeve qëkur filloi pandemia. Vendet me rritjen më të madhe të rasteve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, India dhe Afrika e Jugut.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 mijë e 360 të vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë e viktimave që nga 10 maji, përcjell Tch

Sipas universitetit John Hopkins, të shtunën, shifra e të infektuarve shkoi zyrtarisht mbi 14 milion dhe mbi 600 mijë të vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit