8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pilotja shqiptare që mori pjesë në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rekomandime

Faruza Kallaba është pilotja me prejardhje shqiptare që mori pjesë në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Me aeroplanin e saj bombardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s kur po kryenin intervenimin mbi kampet serbe në Kosovë.

Kallaba, shqiptaro-amerikanja e parë për 78 ditë ndërhyrje pati një rol tejet të rëndësishëm në këtë mision.

- Advertisement -

Faruza Kallaba është e diplomuar ne Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte gruaja e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984.

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, më 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz. Si fëmijë, Faruza bashkë me familjen e saj ishte shpërngulur nga Arabia dhe ishte vendosur në Chicago të SHBA-ve, ku jeton edhe tani.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit