Organizata “OECD” që merret me organizimin e testit PISA, sot ka nxjerrë disa statistika të marra nga përgjigjet e dhëna për testin PISA në vitin 2018.
Një nga statistikat ishte se sa dinë nxënësit për problemet e globale.
Në pyetjet për problemet globale, nxënësit e Kosovës kanë shënuar rezultate të kënaqshme.
Por, është vërejtur një dallim i madh në rezultatet e femrave dhe meshkujve. Sipas “OECD”, femrat në Kosovë janë më të vetëdijshme për problemet globale se sa meshkujt.
Ky dallim i madh ishte edhe në Shqipëri dhe shumë vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.