-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

PIumb pas kokës dhe i hedhur në humnerë, gjendet pa shenja jete biznesmeni shqiptar

Rekomandime

I rrëmbyer prej 2 javësh, biznesmeni Rruzhdi Hoxha gjendet i pajetë në Malin e Dajtit! Trupi i pajetë gjendjet në humnerë.

- Advertisement -

Abcnews.al mëson se trupi i Hoxhës është gjetur në një greminë i hedhur. Nga mbikëqyrja paraprake policia ka konstatuar një plagë pas kokës së tij që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet zjarri.

Dyshohet se pasi u qëllua pas kokës, Hoxha është hedhur në greminë, ndërsa xhupi i gjakosur u gjend pak metra më tej.

Fillimisht policia kishte marrë në pyetje familjarët duke kërkuar të dhëna edhe në lidhje me mënyrën se si ishte veshur ai ditën që u zhduk. Veshja e trupit të pajetë që u gjend pa shenja jet3 korrespondon me deklaratat e familjarëve.

- Advertisement -

43 vjeçari është baba i dy fëmijëve. Mbrëmjen e 24 tetorit, djali i tij ka denoncuar në komisariatin numër 5 largimin e të atit nga banesa.

U ka thënë policëve se prej 3 ditësh nuk kishte mundur të komunikonte me të. Pas denoncimit, një grup oficerësh kanë zbuluar personat e fundit që kanë takuar dhe kanë parë 43 vjeçarin Hoxha. Njëri prej tyre rezultoi të ishte bashkëmoshatari i tij, Ferdinand Rrushi.

- Advertisement -

Para grupit hetimor ai tha se bashkë me një shok tjetër të tyre ndodheshin në një lokal në Kamzë duke konsumuar kafe. Sipas tij, Ruzhdiu i kishte kërkuar që ta çonte deri në Fushë Mëzezë dhe pasi e ka lënë atje, nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të.

Biznesmi Hoxha, ka në pronësi një fabrike inertesh në Kamzë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit