Aktori shqiptar, Vedat Bajrami muajin e kaluar ka njoftuar se është bërë pjesë e filmit turk “Elif Ana”.
Producentët e filmit, Ökkeş Zengin, Ali Bilmeç, Hasan Bilmeç, Bilal Bilmeç në një konferencë për media kanë treguar se filmi ka të bëjë me historin e humanistes dhe mjekes popullore në Turqi Elif Sugan që njihet si Elif Ana.
Roli i Elif Suganit do të portretizohet nga aktorja turke Aliye Uzunatağan.
Përfaqësuesit e produksionit “Life is a Movie” kanë bërë të ditur se regjisorë të filmit do të jenë Semir Aslanyürek dhe Kazım Öz.
MEdiat turke raportojnë se xhirimet e filmit po zhvillohen në rrethinën e Kahramanmaraş, rajon ky ku edhe ushtroi veprimtarinë Elif Sugan e cila njihet edhe si ringjallëse e alevizmit në vendin ku jetoi.
Pjesë e filmit janë aktorët e njohur turk: Aliye Uzunatağan, Ali Sürmeli, CezmiBaskın, Necmettin Çobanoğlu, İlyas Salman, Füsun Demirel, Levent Üzümcü, Orhan Aydın, Turgay Tanülkü, Sermiyan Midyat, Cansu Fırışkuny, Cute, Rıza Sönmez dhe Muhsin Asan, dhe aktori i njohur turk Kazım Çarman.
Ende nuk dihet se në çfarë roli do jetë aktori kosovar. /21