3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga ekipe trajnuese të Mbretërisë së Bashkuar-BMATT

Rekomandime

Nënoficerë dhe oficerë të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë certifikuar në “Kursin e Instruktorëve” nga bashkëpunimi me ekipin e njësisë trajnuese të Mbretërisë së Bashkuar-BMATT.

“Në përfundim të këtij trajnimi, sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj u mbajt ceremonia e certifikimit ku të pranishëm ishin komandanti i KDS-së gjeneral brigade Irfete Spahiu, zëvendëskomandanti i KDS-së kolonel Mehmet Lladrovci, nënkolonel Broëning si dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Kursi ishte i fokusuar në rolin dhe përgjegjësitë e instruktorit, ku qëllim kryesor ishte përgatitja e pjesëtarëve të FSK-së për detyrën e instruktorit.

Në bazë të angazhimit dhe rezultatit të treguar, kursant i dalluar i kësaj gjeneratë u përzgjodh rreshter shtabor Ilir Axhami nga KDS.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit