12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Plaçkitën dhe e mbytën pronarin dje në Mitrovicë, këta janë 2 të arrestuarit

Rekomandime

Mbrëmë rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u krye në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, plagë e cila edhe i mori jetën në Spital.

- Advertisement -

Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arritur të arrestojë dy personat e dyshuar për grabitje dhe vr*asje, që u mësua se janë të moshës 19 dhe 30 vjeçare.

“Jepi zë” mëson se dy të arrestuarit janë Muhamet Hasani, 19 vjeçar, dhe Gramos Rexha i moshës 30 vjeçare.

- Advertisement -

Edhe Policia e Kosovës gjatë para ditës kanë konfirmuar dhe të arrestuarit janë me iniciale M.H dhe G.R.

- Advertisement -

“Mbi bazën e veprimeve hetimore dhe provave të siguruara, dyshimet janë ngritur se dy të dyshuarit të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë në dyqanin e viktimës ku gjatë ballafaqimit me viktimën, njëri prej të dyshuarve ka shtënë dhe ka plagosur VlKTlMEN me pasojë vde*kjeprurëse. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve M. H.,30 vjeçar dhe G. R., 19 vjeçar, u është caktuar masa e ndalimit policor”, thanë Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit