0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Plani i SHBA’së për Ballkan: Fshirja e kufijve…

Rekomandime

Mediat serbe po spekulojnë se SHBA’të po përgatisin plan gjithëpërfshirës e të tërësishëm për zgjidhjen e çështjeve të Ballkanit. Plani pesë pikësh përfshinë gjithë Ballkanin Perëndimor dhe fonde investimesh prej 10 miliardë eurosh, i ngjanë atij të zgjidhjes së krizës mes Izraelit dhe Palestinës.

Sipas gazetës serbe Telegraf strategjinë e Washington deri diku e ka zbuluar ish Ambasadori Amerikan në Beograd, Cameron Munter. Pasi sipas tyre përmbajtja e deklaratës së tij pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vucic, përputhej me atë që ju është thënë gazetës në qarqet diplomatike.

- Advertisement -

Sipas burimeve të kësaj të gazete fjalët e Munter janë lloj i veçantë i skicës së pakos amerikane për ballkanin, realizimi i të cilës praktikisht ka filluar me caktimin e Mattew Palmer si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

“Ky paket ka më shumë ngjashmëri me pikëpamjen e Washington rreth zgjidhjes së krizës mes Izraelit dhe Palestinës. Mund të thuhet se është plotësisht e qartë se pas gjithë kësaj qëndron i njëjti nënshkrim” i ka thënë burimi gazetës serbe. Këta e vlerësojnë burimin si njohësin më të mirë të rrethanave në SHBA. Detajet e pakos amerikane mund të i nënshtrohen ndryshimeve, por nuk do të jenë thelbësore.

Gazeta serbe shkruan se plani nënkupton ofertën e ndarjes së Kosovës, fshirjen faktike të kufijve në Ballkan, union ekonomik të posaçëm, autonomi edhe më të gjërë të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, por edhe mbijetesën e tërësisë së Bosnje e Hercegovinës, me lëshime të rëndësishme për serbët në republikën serbe.

- Advertisement -

Siç shkruhet në gazetë, janë dy anë të medaljes, e thelbi është se “nuk do kalojnë mirë ata që nuk e pranojnë karotën amerikane”.

“Në Washington , të paktën në rrethin besnik të Presidentit Trump, presin që edhe Rusia dhe Presidenti Putin do të mund ta pranonin projektin e tyre për Ballkanin” shkruhet në gazetë.

- Advertisement -

E para është ndarja e Kosovës, ashtu që përkufizimi të kryhej ashtu që pjesa veriore të mbetej nën Serbi me status special për Mitrovicën. Mbrojtje të veçantë dhe status ekstra territorial do të caktohej për vendet kishtare që nuk janë veriut të Kosovës.

Pika e dytë ka të bëjë me integritetin e Bosnje e Hercegovinës, që krijimi i uninonit ekonomik dhe doganor faktikisht do të fshinte kufijtë për qarkullimin e njerëzve mes Serbisë dhe Republikës Serbe, por pa mundësi të shkëputjes nga Bosnja e Hercegovina.

Pika e tretë ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore. Për të mbuluar humbjen e territorit të Kosovës, që ata e shohin si të tyrin, shqiptarët në Maqedoninë Veriore do të fitonin edhe më shumë autonomi, e kufiri mes dy shteteve “gati se por jo formalisht do të hiqej, sikur ai mes Kosovës e Shqipërisë”.

Pika e katërt flet për pakon ekonomike dhe është e ngjashme me planin e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit e Palestinës thekson gazeta. Me përshpejtimin e integrimit të vendeve në BE të përfshira në këtë pako të Washington, do të thirrej një konferencë ndërkombëtare e veçantë në të cilën do të mblidheshin investitorë të cilët do të investonin në Ballkanin Perëndimor. Gazeta serbe përmend jo zyrtarisht se SHBA dhe shtetet tjera perëndimore për këtë qëllim do të ndanin 10 miliardë euro.

Pika e pestë ka të bëjë me unionin doganor, e për këtë Washington do të insistonte të formohej unionin ballkanik, në të cilin kufijtë do të ishin tërësisht të hapur për tregti të lirë mallrash dhe qarkullim njerëzish, derisa formalitetet administrative tregtare do të ishin minimale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit