4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Plani serbo-rus për ndarjen e Bosnjës, zbulohet se çfarë është planifikuar për veriun e Kosovës

Rekomandime

Kohëve të fundit, situata në Bosnje dhe Hercegovinë është tensionuar. Kështu vlerësojnë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Në anën tjetër, udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, vazhdimisht është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës serbe.

- Advertisement -

Lidhur me këtë situatë, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka thënë se situata në Bosnjë është para shpërthimit.

Gjithashtu, ai ka treguar se çfarë është duke bërë Rusia dhe Serbia në Bosnje me ndihmën e kreut të Republikës Srpska dhe anëtarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

Situata në Bosnje është para shpërthimit, ka disa vite që Milorad Dodiku është radhit si marionetë e Vladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiqit.

- Advertisement -

Mos të harrojmë se Republika serbe e Bosnjës ka trajnuar dhe armatosur brigadat të tëra kinse të policisë, në fakt janë ushtri e rregullt me instruktorë rusë dhe armatim rus, plus në nxitim Serbia është duke zbatuar instruksionet ruse, po ndërton një aeroport kinse civil, por në fakt po ndërton një aeroport ushtarak, ku në rast eskalimit të situatës me NATO-n.

Shteti rus i ka premtuar ndihmë ushtarake Republikës Serbe dhe Serbisë. I vjen era konflikt pasi hapur Serbia dhe Rusia po e nxisin prijësin serb të Bosnjës Serbomadhin Milorad Dodikun ta bëjë Bosnjën shtet jo funksional dhe ta pengojë në çdo mënyrë e me çdo kusht hyrjen e Bosnjës në NATO, pasi nëse ky shtet hyn në NATO, atëherë hiqet rreziku i ndarjes së këtij të fundit”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Më tej, Miftari ka zbuluar ekzistimin e një plani të përbashkët të Rusisë dhe Serbisë, pjesë e të cilit është edhe veriu i Kosovës.

Ekziston një plan serioz serbo-rus që Republika Serbe t`i bashkohet Serbisë së madhe apo “Open Balkan”, dhe nëse ka sukses ky plan në të përfshihet edhe veriu i Kosovës përmes BKS të shndërrohet një mini-Republikë serbe në Kosovë, pasi tani politika serbo-madhe ka marr qeverinë edhe të Malit të ZI, ku në këtë plan një ndihmë me dije apo padije po e merr nga kryeministri i Shqipërisë, sharlatani, Edi Ramës, dhe në këtë mënyrë po realizohen planet serbe.

Por, në fatkeqësi Kosova ka fat, që sot Grenelli, Palmeri, Thaçi, Mustafa, Hoti, Çitaku, dhe Boltoni, nuk janë në pushtet as në pozita, ku munden me vendos për Kosovën, fati edhe më i madh për vendin tonë është që sot e kem presidente Vjosa Osmanin dhe kryeministër Albin Kurtin”, ka deklaruar ai.

Në fund, Miftari ka këshilluar që Kosova duhet të përgatitet ushtarakisht në mënyrë që të mbrohet në rast se cenohet integriteti territorial i Kosovës.

Kosova duhet të jetë në çdo kohë me Amerikën, Gjermanin, Britaninë dhe e afërt me NATO-n, por mbi gjitha vendi jonë duhet t`i shtojë kapacitetet mbrojtëse, si me kuadër të eprorëve ushtarak, po ashtu edhe të jetë e armatosur shumë mirë, pasi miqtë shpesh herë për interesa të tyre ndërrojnë anët, por ne nuk kem anë tjetër pos të mbrohemi e të Iuftojmë nëse preket integriteti territorial i shtetit tonë”, ka përfunduar Miftari/BS

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit