16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Planin e kemi gati, Kina të guxojë të suImojë Tajvanin”: Kërcënon hapur gjenerali amerikan

Rekomandime

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së SHBA-ve, Mark Milley deklaroi se ata e kanë gati planin nëse Kina do të guxonte që të tentonte pushtimin e Tajvanit gjatë javëve, muajve apo viteve në vijim.

Duke folur për mediat pas kërcenimeve të vazhdueshme të Kinës ndaj Tajvanit, ai konfirmoi qendrimin e Presidentit Biden se do ta mbroni ishullin nga çdo lloj suImi të ardhur prej Kinës, raporton abcnews.al.

- Advertisement -

SHBA ka një marrëdhënie të ngushtë me Tajvanin që prej krijimit të shtetit nga nacionalistët kinezë, të cilët u largua nga shteti amë pasi pushtetin aty e morën komunistët me në krye Mao-n.

Ndërkohë, Kina nuk e ka njohur asnjëherë Tajvanin si shtet të pavarur duke kërkuar vazhdimisht ribashkimin.

Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se nisur nga forcat në rajon, Kinës i kanë mbetur vetëm pak vite për të mundësuar një pushtim ushtarak të Tajvanit, pasi në rast të kundërt kjo do të bëhet e pamundur me shtimin e prezencës amerikane si edhe forcimit të shteteve të tjera si Japonia, Australia apo India që njihen si kundërshtare të gjigatit aziatik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit