Është mbyllur pjesa e parë në “Fadil Vokrri”.
‘Dardanët’ janë duke humbur 0-1 nga Sllovenia në Prishtinë.
Sllovenia e gjeti golin e epërsisë në minutën e 22’, atëherë kur Kosova po luante mirë dhe po sulmonte portën e gjigantit të Atletico Madrid, Jan Oblak.
Haris Vuckic ishte ai që shënoi për mysafirët dhe golin e vetëm deri më tani pas 45 minutave në ‘Fadil Vokrri’.
Kjo ishtw gjuajtja e vetme në portë e sllovenëve. Kosova gjuajti plit tri herê brenda kornizës, por i priti me vështirësi një ngs portierët më të mirë në botë. Dominimi total shihet në të gjotha statistikat, edhe në mbajtje të topit, gjuajtje drejt portës, kornerë dhe kartona të verdhë ku Kosova se ka asnje e Sllovenia po.
Nga dy takimet e para në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, Kosova ka një barazim dhe një humbje, kjo është sfida e tretë për Dardanët.
Dardanët vijnë në këtë ndeshjes pas shuarjes së ëndrrës për të shkuar në “Euro 2020”, pasi në gjysmëfinale në play-off të Nations League, Kosova u eliminua nga Maqedonia.