7.4 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Autobusi me futbollistë bie në lumë, 6 të vdekur dhe 30 të lënduar

Rekomandime

Gjashtë futbollistë të rinj ganezë kanë vdekur pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një lumë të shtunën, njofton Federata e Futbollit e Ganës.

- Advertisement -

Klubi Africa Vision Soccer Academy po kthehej në Offinso nga qyteti Afrancho, ku kishte udhëtuar për regjistrimin e futbollistëve për ligën e të rinjve, kur fatkeqësisht pësoi aksident fatal, transmeton Gazeta Express.

Viktimat e aksidentit, që besohet se ishin mes 12 dhe 16 vjeç, u dërguan në spitalin e Offinso. Raportohet se disa prej të mbijetuarve janë në gjendje të rëndë.

Video të pa verifikuara të aksidentit, të publikuara në rrjetet sociale, shfaqin momente pas aksidentit.

- Advertisement -

Besohet se deri te aksidenti erdhi si pasojë e shpërthimit të gomës së autobusit.

“Federata e Futbollit e Ganës e ka marrë lajmin për vdekjen e gjashtë futbollistëve të rinj të shtunën, 18 shtator 2020 në Offinso”, tha federata ganeze në një komunikatë për media.

- Advertisement -

“Federata dëshiron t’i shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve të gjashtë futbollistëve.”. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit