7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Shqiptarja Donjeta Sadiku e padiskutueshme, fiton me rezultat bindës në Turqi

Rekomandime

Janë mbyllur sfidat e sotme për boksierët shqiptar në Kampionatin Ballkanik të Boksit që po mbahet në Turqi.

- Advertisement -

Në 64 kilogramë Donjeta Sadiku u përball në gjysmëfinale kundër boksieres rumune Borzei Dana dhe nuk lejoi befasi që nga raundi i parë e sidomos në dy raundet e fundit ishte në nivelin e duhur si një kampione e Evropës dhe nënkampione e botës dhe triumfoi me rezultat unanim 5:0.

Në 52 kilogramë Bashkim Bajoku edhe pse ishte meçi i parë në arenen ndërkombëtare luftoi kundër bokserit vendor, Turk Batuhan Ciftci, edhe pse pësoi humbje që nga raundi i parë Bajoku filloi furishëm dhe pa respektuar kundërshtarin me shumë përvojë, gjatë tre ruandeve tregoi një teknikë të përsosur dhe tregoi se është një e ardhme e boksit shqiptar.

Edhe pse humbi ai e siguroi medaljen e bronztë.

- Advertisement -

Në 63 kilogramë Shpejtim Bajok luftoi në çerekfinale kundër boksierit bullgar Vensan Kirkorov.

Bajoku fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve 5:0, duke e siguruar medaljen e bronzët dhe duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit