1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

“Po ki qef me u sha…”, vazhdon përplasja mes Halil Matoshit e Faton Pecit

Rekomandime

Deklarata e Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci e bërë në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 lidhur me rezervat e miellit, bëri që të ketë një përplasje me gazetarin Halil Matoshi, ku ky e fundit iu kundërpërgjigj prapë me një shkrim në Facebook.

Peci madje i tha se e kupton nevojën e Matoshit për të qenë kritik ndaj Qeverisë, pasi sipas tij, ka humb privilegje nga rënia nga pushteti.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, Matoshi i tha se po bëhet skajmërisht i pandershëm.

“Një jetë i kam shërby të vërtetës dhe ti e di, po s’ki guxim qytetar me e pranu!

E çfarë kam përfitu unë nga pushteti “i humbun” ose “vendi i punës” ti e di, poashtu saktë, (të dhanat e shpenzimeve nga bugjeti dhe privilegje (!???) janë të qasshme, qoftë nga Agjencia Antikorrupsion, qoftë nga media) por po bâhesh skajshmenisht i pandershëm”, shkroi Matoshi në Facebook.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit