Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Konjufca ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit.
Në rendin e ditës janë tri pika – shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.