3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

“Po nuk dole, do të lë 4”, si nisi historia e ngacmimit seksual të mësuesit ndaj nxënëses së tij

Rekomandime

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”.

- Advertisement -

Kështu nisi historia e ngacmimit seksual të mësuesit Neshat Tepelena ndaj nxënëses së tij, për të cilin u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Gjirokastës.

Në prill të 2018-ës, 62-vjeçari Tepelena u denoncua publikisht nga ish-nxënësja e tij në shkollën 9 vjeçare “Ali Hajdini”, të fshatit Kalasë të Delvinës. Vajza pretendonte se mësuesi i kishte bërë presion për notën dhe më pas e kishte puthur në buzë.

Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve. Ishte nëna e vajzës ajo që e ka bërë publik rastin abuzues. Ajo fillimisht nuk ka dashur që historia të bëhej publike për shkak të paragjykimeve.

- Advertisement -

Të gjendur përballë refuzimit të vajzës për të shkuar në shkollë, prindërit kanë denoncuar mësuesin 60-vjeçar, raporton “abc”.

Në qershor të 2018-ës Neshat Tepelena u lirua nga burgu. Në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë, Prokuroria kërkoi burg pa afat deri në daljen e analizave, por trupa gjykuese vendosi vetëm detyrim paraqitje për mësuesin.

- Advertisement -

Sipas banorëve të fshatit Kalasë, mësuesi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla edhe më herët, në një rast madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërejtje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit