0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Po punojnë të Thesarit: Zbulohet kush i la disa drita ndezur vonë në Qeveri

Rekomandime

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i është përgjigjur një raportimi të Klan Kosovës, të bërë mbrëmë në orët e vona të natës, ku në objektin e Qeverisë së Kosovës u panë drita ndezur.

Mbishkrimi në fotografinë e Klanit përmbante pyetjen se a po punon dikush, ndërsa sot, Murati tha se arsyeja e dritave ndezur në atë orë është për shkak se një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’i siguruar shtesat për disa kategori që të kryen para Vitit të Ri.

- Advertisement -

“Një pjesë e stafit të Thesarit është duke punuar me orar shtesë për t’u siguruar se shtesat për fëmijë, pagesat për lehonat, pagesat për familjet me ndihmë sociale, pagesat e subvencioneve për bujqësinë, e shumë pagesa tjera për qytetarët të kryhen para Vitit të Ri”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Në reagimin e tij, Murati bëri thirrje që të kursehet energjia elektrike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit