11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Po raportonte live nga zonat e përmbysura, gazetarit i vërsulet derri gjigant

Rekomandime

Gazetari grek Lazos Mantikos po raportonte live nga zonat e përmbysura nga reshjet e shiut jo larg Athinës, kur para objektivit të kamerës iu shfaq një mysafir i paftuar – derri gjigant që për asnjë moment nuk e la të lirë ta kryente punën.

Derri që besohet se kishte ikur nga një fermë në zonën përreth ku po raportonte, fillimisht i afrohet më pas tenton ta kafshojë, ndërsa gazetari vazhdimisht mundohej t’i shmangej.


E sikur kjo të mos mjaftonte, e gjitha po ndodhte derisa ai po raportonte live për emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, ku kolegët e tij në studio nuk mund të ndaleshin duke qeshur, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Megjithatë ai është detyruara ta ndërpret raportimin live, pasi reporteri grek për asnjë moment nuk arriti ta heq “qafe” derrin që nuk e linte rehat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit