3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Po shkonte për të realizuar dokumentarin për “Mollën e Kuqe”, Marin Mema ndalohet për 40 minuta nga serbët në Merdare

Rekomandime

Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema ka realizuar një dokumentar për “Mollën e Kuqe” në Sanxhakun e Nishit.

- Advertisement -

Mema i cili njihet për dokumentarët e tij që në thelb kanë çështjet e pazgjidhura kombëtare, vazhdimisht ka hasur në pengesa për të lëvizur në Greqi, Serbi apo territore tjera të banuara me shqiptarë.

Edhe kësaj radhe për të realizuar punën e tij profesionale për xhirimin e dokumentarit gazetari me bashkëpunëtorët e tij janë penguar me t’u futur në Serbi.

- Advertisement -

Në pikën doganore të Merdares, Mema ndalet nga autoritetet doganore serbe, derisa bashkëpunëtori i tij lejohet të kalojë.

Autoritetet serbe të dhënat e gazetarit i referojnë te shërbimet tjera duke mos lejuar gazetarin të kalojë në Serbi për më tepër se 40 minuta.

- Advertisement -

“Është urdhër nga lartë se nuk mund të largoheni nga objekti. Çfarë keni bërë?”, e pyet polici serb gazetarin Marin Mema.

Pas kontrolleve të imtësishme të gazetarit dhe automjetit ata kalojnë kufirin dhe vijojnë punën e tyre profesionale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit