10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Po suImoni një grua që la jetën në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli i ka dalë në mbrojtje kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës pasi që e njejta ka marrë shumë reagime për deklaratën që kishte bërë kohë më parë për Gjykatën Speciale, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Avdyli në një shkrim në Facebook ka thënë se kjo deklaratë është nxjerrë nga konteksti dhe është bërë në rrethana tjera.

“Eksponentë të politikës e parapolitikës e shërbëtorë të pushteteve të kaluara , dje gjatë tërë ditës i bënë gjyqin publik, Zv KM dhe Ministres së PJ z.Donika Gërvalla, për një deklaratë të vjetër,të shkëputur, e nxjerrur nga konteksti dhe e thënë në rrethana krejt tjera. Ky gjyq publik më kujton regjimet e vjetra diktatoriale ku pasi identifikohej armiku popullit, dënohej pa gjyq që të diciplinoheshin masat popullore”, tha Avdyli.

Deputeti tutje, shton se Gërvalla la jetën e saj në Gjermani për t’i shërbyer Kosovës.

- Advertisement -

“Meqë këtyre eksponenteve nuk po ia mban të gjejnë armik te bashkësia ndërkombetare e liderët e atëhershem politik që bënin luftë me partitë e tyre për miratimin e gjykates speciale , po tentohet të gjindet objektivi me i lehtë një politikane të re femër, e cila çdo gjë la nga jeta saj në Gjermani për ti shërbyer Kosovës. Dhe ardhja saj ka ndodhur në vitin 2021 , jo në vitin 2015 kur u miratuan dhomat e specializuara. Kjo i bie që kur ske çka i bënë gomarit i bie samarit.

Prandaj opinionit duhet ti servohet e vërteta , të gjitha veprimet e deklaratat e viteve 2014 e 2015 të liderëve tē atehershëm ,kur natë e ditë e arsyetonin formimin e Gjykatës speciale. Atëherë na thonin që Kosova rrezikohej nëse nuk formohet kjo gjykatë, se me të do pastrohet Iufta e drejtë çlirimtare.

- Advertisement -

Atëherë ,por jo tani, ata deputetë që svotuan Gjykatën speciale quheshin tradhëtarë, rrezikues të shtetësisë të Kosovës. Prandaj merruni me thelbin çështjes e ndodhur me 2015 e jo me deklaratat jashtë kontekstit kohor, me qëllim frikësimi e gjykimi publik, se kjo qasje është e padrejtë por edhe nuk iu shitet tash në vitin 2021. Drejtësia dhe e vërteta është një. Ska dy të vërteta edhe ajo e 2015 dhe kjo e 2021, por ka njerëz që manipulojnë me të vërtetën”, tha Avdyli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit