0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Po të mos e ndalonte Angela Merkel, ky ishte plani i Hashim Thaҫit për Kosovën”

Rekomandime

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, ka përmendur të arriturat e bisedimeve dhjetëvjeҫare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Duke u lidhur me situatën aktuale në vend, Maxharraj thotë se dialogu i deritanishëm nuk ka pasur ndonjë rezultat të theksuar. Madje thotë, se janë bërë edhe disa marrëveshje që binin në kundërshtim me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdoi për dhjetë vite pa ndonjë rezultat të theksuar. Gjatë dialogut dhjetë vjeҫar u nxorën shumë marrëveshje, paҫavra të pavlera që nuk zbatohen hiq, e sidomos nga Serbia sepse ajo priste diçka tjetër, priste të nxirrte një copë më të madhe nga Kosova. Kështu në kazanin e dialogut u zinë e u përzinë shumë marrëveshje në të shumtën e rasteve sipas mëlmesave të Serbisë. Në dialog pos marrëveshjeve paçavra u bën edhe disa marrëveshje të cilat binin ndeshë me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Dialog, pra pati edhe errësirat e veta ku diskutohej për ndarjen e Kosovës të cilën gjë kryedialoguesi i Kosovës, Hashim Thaçi jo vetëm nuk e kundërshtonte por edhe e përkrahte,bile edhe lobonte për ndarjen e Kosovës, por sikur këtë të mos e ndalonte Kancelarja Angela Merkel ndoshta sot dialogu do të ishte i përfunduar me ndarjen e Kosovës, respektivisht duke ia dhënë veriun Serbisë i cili kishte vlerën 2,5 herë sa krejtë Serbia, e praruar në argjendë e arë dhe me minerale tjera të çmuara në sasira aq të mëdha sa do t’i mjaftonin Kosovës për shfrytëzim për gjashtë shekuj”, thekson Maxharraj.

Sipas tij, këtu ishte interesi strategjik i Serbisë për ta marrë veriun, por falë zotit dhe zonjës Merkel ky plan serbo-rus dështoi.

- Advertisement -

Profesor Maxharraj thotë poashtu se gjatë dialogut u nxorën edhe aso marrëveshje të dëmshme për Kosovën siç është Asociacioni i komunave me shumicë serbe me autor Thaçi-Mustafa të arritur në vitin 2013 dhe 2015.

“Kështu pra gjatë dialogut dhjetëvjeçar u nënshkruan shumë marrëveshje mbi 45 sosh të cilat as 10% të tyre nuk zbatohen e sidomos këto, anipse i ka nënshkruar, nuk i konvenonin Serbisë. Kështu, pra sipas këtyre marrëveshjeve Kosova ishte humbësja kryesore sepse nuk mund të zgjeronte sovranitetin në tërë territorin e vetë, e sidomos në veri ku kontrollin e kishte Serbia”, vlerëson ai për ‘Bota sot’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit