8.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Policët doganorë merrnin ryshfet deri në 8 mijë euro në ditë

Rekomandime

Ndërsa tre zyrtarë janë pezulluar nga detyra, mes tyre edhe drejtori i Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

- Advertisement -

Sipas informacioneve paraprake nga hetimet, ka rezultuar se policët shqiptarë i merrnin qytetarëve minimalisht deri në 10 euro, të cilat i ndanin më pas me njëri-tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.

Siç shihet edhe në foton e siguruar nga Gazetasi.al, duket mënyra sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë mes punonjësve.

Njëra nga policet, shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët, duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

- Advertisement -

Hetimi nisi në nëntor 2020, 34 masa sigurimi personal

Sipas njoftimit të SPAK, pas një hetimi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

- Advertisement -

Nga hetimi i nisur që në nëntor të 2020, SPAK thotë se është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.

Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së./Gazeta Si

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit