1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policët e Kosovës “të vetmit në botë” pa sigurime shëndetësore, sytë nga Qeveria

Rekomandime

Policia e Kosovës është e vetmja Polici në botë që nuk ka sigurim shëndetësor.

Kërkesa e pjesëtarëve të Policisë për sigurimin shëndetësor nuk është realizuar nga asnjë Qeveri në Kosovë. Kjo kërkesë përsëritet sa herë që pjesëtarët e Policisë, kryejnë aksione me rrezlkshmëri më të lartë.

- Advertisement -

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net e ka përsëritur sërishkëtë kërkesë të policisë.

Ajo tha që sigurimi shëndetësor, aksidental dhe jetësor të fuqizohet sa më parë edhe pse Ligji për Sigurimin Shëndetësor është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës më 2014 dhe ende nuk është në zbatim.

“Policia e Kosovës nuk ka sigurim shëndetësor, aksidental dhe jetësor, po ashtu nuk është rregulluar me ligj pensionimi i parakohshëm si dhe ai invalidor. Me gjithë premtimet, asnjë qeveri deri më tani nuk e ka jetësuar këtë ligj. Do të ishte mirë që qeveria ta zgjidhte problemin e këtyre kategorive derisa nuk zgjidhet problemi në tërësi”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Kamberi tha se çështja e sigurimit shëndetësor nuk është problem vetëm për policinë e Kosovës .

“Gjithmonë ka qenë ajo shpresa se kur do të fillojmë më zbatim të ligjit që nuk është zbatuar asnjëherë. Ne si sindikatë që nga vitit 2005 e kemi pas prioritet kryesor. Jemi e vetmja polici në botë që nuk e ka asnjë sigurim shëndetësor, dhe pjesëtari i Policisë në qoftë se humb jetën apo lëndohet nuk i kompensohet asnjë shërbim. Gjithmonë kemi kërkuar që ta kemi një sigurim altenativ që do të thotë ta kemi një sigurim shëndetësor dhe aksidental nëpërmjet kompanive që funksionojnë në Kosovë. Mirëpo, kjo asnjëherë nuk është bërë ka qenë mungesë e buxhetit por edhe mungesë e gatishmërisë nga qeveritë e kaluara që nuk kanë pasur vullnet të ndajnë një fond për të bërë një sigurim aksidental i cili do ta lironte edhe Policinë nga përgjegjësia, qoftë nga shëndeti apo qoftë në aksidentet në punë”, shtoi Kamberi.

- Advertisement -

Për kryesindikalisten më shqetësuese janë situatat si ndërhyrja e fundit në veri ku pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës qëndruan gati dy javë në veri të Kosovës.

“Çështja më e ndjeshme është kur pjesëtarët e Policisë i çojmë në vende ku me të vërtetë jeta e tyre është në rrezik jo vetëm jeta por edhe shëndeti por edhe natyra e punës është më rrezikshmëri të lartë. Rasti i fundit është kur i patëm njësitë elite në veri të Mitrovicës në një gryk ku nuk e dinim si po rrjedhin gjërat. Megjithatë ka qenë shumë sifduese dhe është e prekshme që ne sot nuk jemi në gjendje ta bëjmë një sigurim aksidental dhe jetësor të paktën i cili është shumë pak i kushtueshëm në krahasim me atë shëndetësor”, shtoi ajo.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës tashmë me padi në gjykata kanë filluar betejën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Mijëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë ngritur padi ndaj institucionit ku punojnë. Ata po kërkojnë pagën jubilare, pagën e 13-të dhe shujtën ditore.

Këto kërkesa sipas kryesindikalistes së Policisë u takojnë sipas udhëzimeve dhe Ligjeve në fuqi, por që asnjëherë nuk janë paguar.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi thotë se nga qeveritë e kaluara iu kishte premtuar përmbushja e këtyre kërkesave. Por një gjë e tillë, sipas saj, nuk ka ndodhur, ndaj thekson se padia në gjykatë bazohet me ligjet në fuqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit