15.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Policët e marrin ligjin në dorë, nisin t’i mbyllin edhe furrat e bukës – reagon komandanti Qalaj

Rekomandime

Ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjës së qytetarëve dhe automjeteve në kohë të caktuar, ka ende paqartësi. Ka informacione se disa zyrtarë policor kanë tejkaluar kompetencat duke mbyllur furra të bukës dhe biznese tjera të cilat janë të lejuara të punojnë me vendimet e qeverisë dhe institucioneve tjera të vendit.

- Advertisement -

Ndaj këtyre informatave ka reaguar menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj i cili u ka shkruar udhëheqësve të policisë një e-mail me të cilin ua sqaron detyrat të cilat mund t’i kryejnë pjesëtarët e policisë.

Në e-mailin të cilin Qalaj ua ka dërguar eprorëve të Policisë, të cilin e ka parë edhe IndeksOnline, thuhet se nuk lejohet që individ të caktuar t’i tejkalojnë kompetencat duke mbyllur furra të bukës dhe biznese tjera të cilat janë të lejuara të punojnë me vendimet e qeverisë dhe institucioneve tjera të vendit.

“Po e përsëris nuk lejohet që individ të caktuar të dalin jashtë mandatit dhe të kryejnë aktivitete të tilla pa u konsultuar me dhomat komanduese në nivel të Drejtorive Rajonale të Policisë të cilat për çdo paqartësi duhet që t’i drejtohën dhomës komanduese në nivel të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, shkruan ndër të tjera në e-mailin e Qalajt drejtuar eprorëve të policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit