-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Polici gjerman fyen rëndë shqiptarin: Kthehu te ai vendi yt i derrave (VIDEO)

Rekomandime

Janë të shumta ato raste kur shqiptarët përbuzen në vendet e botës ku emigrojnë për një jetë më të mirë.

I tillë është edhe rasti i një shqiptari i cili për momentin ndodhet në Shqipëri, por që në kohën që ka qenë në Gjermani është përballur me fyerje raciste.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, por që videoja po bën bujë në Tik Tok dhe media gjermane që nga dita e hënë.

Sipas hessenschau.de, autoritetet kanë nisur një hetim ndaj policit në fjalë, ndërsa videoja është xhiruar nga personi i abuzuar.

“Hiqe celularin tënd të ndyrë,” i thotë oficeri një burri me një xhaketë jeshile të errët.

- Advertisement -

“Jo, jo”, përgjigjet burri me inat dhe vazhdon të filmojë me celularin e tij.

“Ik shoku. Përndryshe do ta harroj veten. Kthehu në vendin tuaj të derrave”.- i thotë polici.

- Advertisement -

Shtabi i policisë Qendrore të Hessen-it tani ka konfirmuar se video është e vërtetë dhe polici është një oficer 34-vjeçar nga Giessen, i cili është akoma në detyrë.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit