3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Polici gjobit të riun pa pasur radar: E mata me sy që ishe shpejt

Rekomandime

Një video-incizim është bërë virale në rrjetet sociale pasi polici rrugor gjobit një qytetar për shpejtësi pa pasur radar.

- Advertisement -

Në video shihet se si një punonjës i Policisë Rrugore në linjën Berat-Poshnje në fshatin Otllak, ka ndaluar një të ri dhe e ka gjobitur atë me 12 mijë lekë të vjetra për shpejtësi tej normave të lejuara.

Pasi e ndaloi, polici fillon të plotësojë gjobën ndërsa shoferi e ka pyetur se për çfarë arsye po merr këtë masë administrative, ndërsa policia ia kthen duke i thënë se edhe pse nuk kishte radar, shoferi ishte shpejt, më shpejt se sa 60 km/h që e lejon tabela në këtë aks rrugor.

Shpjegimi i policit për këtë masë administrative kishte të bënte me faktin se drejtuesi i makinës kur i është bërë shenja për të ndaluar, ka ndaluar 200 metra më larg, gjë që sipas policit nënkupton se i riu ka qenë me shpejtësi të lartë, tej normave të lejuara.

- Advertisement -

Ndërkohë, ky i fundit është justifikuar duke thënë se, arsyeja për këtë distancë të largët ishte sepse ai nuk ka dashur të frenojë fort për të konsumuar frenat, shkruajnë mediat në Shqipëri.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit