8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Zhdukja e një djali e zërat e çuditshëm në mal, banorët e këtij fshati në Ferizaj besojnë se kishte shejtanë te “Mulliri i Xhindeve”

Rekomandime

Nga secili skaj që hidhni sytë, përballeni me pamje fantastike e vend përrallor.

- Advertisement -

Një vend me një panoramë që nuk të ngopë, ky është fshati Pleshinë i Komunës së Ferizajt.

Malet e gjelbëruara e drunjtë që mezi vërehen nga lartësia, të bëjnë të ndihesh mirë, duke ta shtuar dëshirën për eksplorim.

Por, kureshtja ishte e madhe për të mësuar rreth historisë së ujëvarës së titulluar “Mulliri i Xhindeve”, një emër i çuditshëm e njëkohësisht edhe frikësues.

- Advertisement -

Besnik Reka, banor i fshatit, i cili na shoqëroi në këtë rrugëtim, ka rrëfyer historinë se si banorët kur kanë dalë për të ecur nëpër male, kanë dëgjuar muzikë të dasmave e zëra.

Por, përveç kësaj, ai tregon se një djalë i moshës së re, i cili kishte dalë për t’i ruajtur delet me axhën e tij, ishte zhdukur, raporton ATV.

- Advertisement -

Sipas gojëdhënave, nëpër vrimat e krijuara thuhej se qëndronte diçka.

Megjithatë, duke lënë anash këtë histori, në ditët e sotme banorët dhe turistët e vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm për të përjetuar të njëjtin emocion, që të jep ujëvara.

Për më shumë ndiqeni storjen e plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit