2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Polici Millivojeviq shef i ndërrimit në pikën kufitare të Bërnjakes, filmohet në fanellën e ekipit të biznesit të Millan Radojiçiq

Rekomandime

Zyrtari policor, Goran Millivojeviq ishte shef i ndërrimit në pikën kufitare të Bërnjakes në ditën kur nga kjo pikë u arratis i kërkuari Millan Radojiçiq.

KALLXO.com zbulon se ai ka një lidhje bukur interesante me njeriun i cili u arratis nga duart e shefit të ndërrimit në pikën kufitare.

- Advertisement -

Nënkryetari i Listës Serbe i përshkruar edhe si njëri nga njerëzit më me ndikim në veriun e Kosovës u arratis nga duart e policëve pasditen e së enjtes ndërsa rrethanat e arratisjes zbuluan probleme të mëdha.

P ërpos rrethanave që në pikën kufitare atë ditë nuk kishin punuar kamerat, KALLXO.com ka zbuluar se eprori i policisë, Goran Millivojeviq është pjesë e ekipit të futsallit i cili zhvillon gara në Mitrovicën e Veriut, e që është i financuar nga biznesi i cili është në pronësi të Millan Radojiçiq.

Restorant “Grey” që ndodhet në Mitrovicën e Veriut është në pronësi të Radojiçiq, ndërsa ekipi ku luan futsall eprori i Policisë, e mbanë emrin e këtij restoranti në fanella.

- Advertisement -

KALLXO.com ka siguruar pamje të lojës e po ashtu fotografi ku shihet Millivojeviq tek mbanë fanellën e klubit.

fotografi ku shihet Millivojeviq tek mbanë fanellën e klubit.

Video Player

Në një rast të paprecedentë Millan Radojqiq u arratis nga pika kufitare ndërsa për arratisjen e tij u suspenduan nga puna Kapiten Milosh Dancetovic, rreshteri Goran Milivojevic dhe polici Jovan Jokovic. Millan Radojiçiq mbrëmjen e kaluar është arratisur në pikën kufitare Bërnjak.

Arratisja e tij nuk u incizua pasi kamerat e vendosura në disa pika të ndryshme në kufirin në Bërnjak nuk funksiononin.

Për këtë çështje, hetime ka urdhëruar edhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

Ky i fundit para disa ditësh ka vendosur në “stop-listë”, Radojiçiqin për rastin “Brezovica”.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit