13.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Polici që reagoi në Facebook i zgjatet suspendimi nga Drejtoria e Hetimeve

Rekomandime

Policit të Kosovës, Amir Hoxha, i është vazhduar suspendimi i përkohshëm.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati i tij, Gent Gjini. “Është suspendim i përkohshëm pa afat të caktuar. Çështja ka të bëjë me statusin-reagimin në Facebook”, ka thënë avokati.

- Advertisement -

Gjini ka thënë se vazhdimi i suspendimit është bërë me kërkesë të Drejtorisë së Hetimeve të Brendshme të Policisë.

Amir Hoxha ishte suspenduar më 5 shkurt për 3 ditë. Suspendimi kishte ardhur pas një postimi nga Hoxha në Facebook, ku ankohej për mospagesën e shujtave për policët.

Hoxha kishte postuar në Facebook një reagim mbi shpenzimet e deputetëve për karburante ndërsa kishte thënë se pjesëtaret e Policisë së Kosovës nuk po paguhen për punët jashtë orarit.

- Advertisement -

“Sapo mora njoftimin për suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim që e kam bërë me datën 04.02.2022 në lidhje me pakënaqësinë time për mos pagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”, kishte thënë Hoxha.

Sindikata e Policisë së Kosovës kishte reaguar pas suspendimit të zyrtarit policor Amir Hoxha.

- Advertisement -

Sindikata e Policisë kishte thënë se rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për Sindikatën dhe se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.

Në reagim thuhej se Sindikata e Policisë është në mbrojtje të të gjithë pjesëtareve të policisë në të gjitha kërkesat e tyre ligjore si dhe do t’i mbrojë të gjitha veprimet ligjore të përcaktuara me urdhëresa, udhëzime dhe autorizime ligjore.

Po ashtu, Inspektorati Policor i Kosovës kishte thënë se nuk është duke e trajtuar rastin e Hoxhës.

Siç thuhej në një sqarim për media, Amir Hoxha është suspenduar nga Policia e Kosovës.

“Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës”, thuhej në njoftimin për media të IPK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit