13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Polici serb i Kosovës shpërndan postimin ku UÇK-ja cilësohet si ushtri KRlMlNAIE

Rekomandime

Më 9 prill u bënë 22 vite nga Beteja e Koshares dhe nga betejat që cilësohet si më të suksesshmet të Iuftës së Kosovës.

Për këtë betejë, në çdo përvjetor vazhdojnë të shkruajnë edhe serbe. Një faqe në Facebook e quajtur Graçanica-Kim së fundmi ka publikuar një shkrim rreth betejës së Koshares ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës etiketohet si ushtri krlminaIe.

- Advertisement -

“Njëzet e dy vjet më parë, filloi beteja e Koshares. Beteja në kufirin jugosllavo-shqiptar që zgjati 67 ditë, një betejë që mori 108 jetë, vëllezër, heronj të Obiliqit. Një nga betejat më të vështira në historinë e fundit të ushtrisë serbe që u bë simbol i mbrojtjes së atdheut. Të Premten e Madhe, atë 9 Prill, forcat krlminaIe të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria e rregullt e Shqipërisë dhe NATO-s e udhëhequr nga Amerikanët, të cilët dhanë mbështetje ajrore, filluan një ofensivë të madhe në karaulën e Koshares, në kufirin e atëhershëm të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Ar.miku në atë kohë ishte shumë herë më superior, kështu që rreth 1500 ushtarë serbë u mbrojtën nga suImi i hordhive, të cilat numëronin midis 5,000 dhe 6,000 shqiptarë”, thuhet ndër të tjera në tekstin e publikuar nga kjo faqe.

- Advertisement -

Këtë shkrim ku UÇK cilësohet si ushtri krlminaIe e ka shpërndarë edhe një polic serb i Kosovës.

- Advertisement -

Aleksandar Trajkovic edhe në përshkrimin e tij e tij në Facebook ka të shkruar se punon si polic në Policinë e Kosovës.

Kujtojmë se disa zyrtarë policorë janë suspenduar për arsye të postimeve apo komenteve që i kanë bërë në rrjetet sociale, e që është vlerësuar se mund të dëmtojnë imazhin e policisë. /Reporteri.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit