1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Polici ukrainas: Macron, Biden, ku është ndihma e premtuar? Fëmijët po vdesin

Rekomandime

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një oficeri policie nga Mariupoli, qytetin ukrainas të rrethuar nga rusët ku po zhvillohen përleshje në rrugë.

- Advertisement -

Në video, oficeri i policisë Mikhail Vershinn u dërgon një mesazh liderëve botërorë dhe veçanërisht iu drejtohet Macronit dhe Bidenit, përcjell Gazeta Express.

“Liderë të Francës dhe Amerikës, ju na premtuat ndihmë për mbrojtjen ajrore, por deri më tani nuk kemi marrë asgjë. Shikoni këtë rrugë, është vetëm një pjesë e qytetit tonë të rrënuar”, fillon një video që tregon Vershnin duke u shfaqur nga një rrugë plot me shtëpi të rrënuara.

“Fëmijët po vdesin, pleq… Qyteti është shkatërruar dhe fshirë nga faqja e dheut. Ju lutemi na jepni raketa të mbrojtjes ajrore. Apo doni një Aleppo të ri?” flet ai në video. Autenticiteti i videos është konfirmuar nga Associated Press.

- Advertisement -

“Ju premtuat se do të ndihmoni, na jepni atë ndihmë. Biden, Macron, ju jeni udhëheqës të mëdhenj”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit