Një person është arrestuar nga Policia, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer ceremoni të faljes në xhami në fshatin Lluzhan të Podujevës, në kundërshtim me vendimin e qeverisë për masat parandaluese për përhapjen e virusit corona.
Policia ka njoftuar se ka shoqëruar të dyshuarin për në stacionin e policisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Pas pranimit te informatës se në xhaminë e fshatit është mbajtur ceremonia e namazit të drekës ku i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim