5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Policia e Dodikut: Gjuan besimtarët myslimanë derisa po falnin namazin e sabahut

Rekomandime

Policia e Millorad Dodikut të enjten më 6 janar kanë shtënë në afërsi të një xhamie në Janja për të trembur disa besimtarë myslimanë të cilët kishin përfunduar faljen e namazit të sabahut, shkruan tuzlapress.

Siç raporton ky medium, këta policë kanë vazhduar edhe me fyrje ne baza kombëtare.Policët kishin qëlluar në ajër dhe kishin përdorur flajë të ashpëra “fashisto-shoviniste”.

- Advertisement -

Boshnjakët që jetojnë në Janja janë të indinjuar me këtë ngjarje dhe këtë provokim, fyerje dhe kërcënim të radhës.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe “Rembembering Srebrenica”, duke thënë se skena të tilla po shpeshtohen dhe se të njëjtat nuk duhet lejuar.

“Skena tmerrësisht shqetësuese. Fatkeqësisht, akte të tilla frikësimi të drejtuara ndaj të mbijetuarve që tashmë kanë duruar kaq shumë vuajtje po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në shumë pjesë të Bosnjës dhe nuk mund të lejohen të vazhdojnë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër urrejtjes”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Një veprim i tillë i policisë së Dodikut ka ardhur vetëm një ditë pasi SHBA-ja vendosi sanksione ndaj lideri të “Republika Srpskas”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit