18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Policia e kap shoferin që dyshohet se e lidhi për veture qenin dhe e tërhoqi zvarrë në Shtime

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikoj personin që dyshohet se e ka tërhequr qenin zvarrë.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Sinjalin se të dyshuarin e kanë shoqëruar për intervistim.

“Policia e ka identifiku automjetin dhe personin e dyshuar, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në rrugën që të çon në fshatin Godanc, personi është shoqëru në stacionin policor në Shtime dhe është duke u intervistuar. Është urdhëru që qeni të dërgohet te veterinari”, tha Veseli.

Në video shihet se shoferi ka lidhur një qen pas veturës dhe e tërheq zarrë derisa ishte në lëvizje.

- Advertisement -

Ndërsa për qenin është dhënë urdhër që të dërgohet për trajtim te veterinari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit