Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit tashmë ka filluar edhe një operacion dhjetëditor, i cili titullohet “Kontrollet e jashtëzakonshme teknike”. Një operacion i tillë ka filluar më 21 tetor dhe do të përfundojë me datë 31, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë vetëm për dy ditë, në komunikacion janë ndaluar 17 automjete, pronarët e të cilave më pas policia i ka detyruar që të bëjnë kontrolle urgjente teknike.
Nga këto 17 vetura të ndaluara, 11 kanë qenë kombi, 3 vetura, 2 vetura-pikap dhe një kamion.
Njoftimi i plotë i Policisë:
”Kontrollet e jashtëzakonshme teknike”
Gjendja teknike e automjeteve që qarkullojnë në rrugët tona ka një rëndësi të veçantë në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, andaj kontrollimi dhe verifikimi i gjendjes teknike të tyre do rrisë edhe me tepër synimet tona në drejtim të rritjes së sigurisë dhe preventivës së përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor brenda zonës së përgjegjësisë DRP Gjilan.
Policia e Kosovës njësite e Trafikut rajonal përmes Planit Operativë ”Kontrollet e jashtëzakonshme teknike” janë fokusuar në identifikimin e automjeteve që qarkullojnë në rrugë dhe dyshohet se nuk janë në gjendje të kënaqshme teknike, dhe ndërmarrin masa duke u bazuar në nenin 252 të LRRTRR për të krijuar një klimë sigurie për të gjithë pjesëmarrësit në Trafikun rrugor.
Plani Operative ka filluar me 21 tetor 2019 dhe do te vazhdoje deri me 31 tetor 2019
Që nga fillimi i implementimit të këtij plani dhe identifikimit të automjeteve teknikisht të parregullta , dërgimi i tyre në Qendrat e Kontrolleve Teknike më të afërt, për të vërtetuar parregullsinë eventuale teknike të tyre komfor nenit 252 LRRTRR nr. 05/L-088 RKS, deri më tani duke u bazuar në raportet statistikore janë dërguar në kontrolle të jashtëzakonshme teknike gjithsejtë:
17-automjete:
Kombi -11
Vetura -3
Vetura – Pikap -2
Kamion –