Në takimin e organizuar nga EULEX të mërkurën, Besnik Sallahu, Drejtori i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e Zbatimit të Ligjit tha se Policia e Kosovës është e gatshme për anëtarësim në INTERPOL.
Derisa, Vinicio Ceola, udhëheqës i ekipit të njësisë së EULEX-it për bashkëpunim policor ndërkombëtar u shpreh se misioni ku ky bën pjesë është i gatshëm të shërbejë si urë lidhëse për pesë vende që nuk e njohin Kosovën, njofton Klan Kosova.
Hera e fundit kur Kosova ka aplikuar për INTERPOL ishte në vitin 2018, kur nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme.