7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Policia e Kosovës: Jemi goditur nga një predhë, e cila vinte nga territori i Serbisë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka informuar për granatën me të cilën janë sulmuar policët doganorë në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas hetimeve të para, Policia e Kosovës dyshon se predha e cila ka goditur kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë, ka ardhur nga një fshat Tusnica i cili gjendet në territorin e Serbisë.

- Advertisement -

Policia e Kosovës kanë konfirmuar raportimet e KosovaPress.

Policia ka deklaruar se nuk ka informacione për ndonjë të lënduar, derisa hetimet po vazhdojnë.
Ky do të ishte sulm i paprecedent ndaj institucioneve të Kosovës nga territori i Serbisë.

Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot në orët e pasdites, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontejnerë i cili shërben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.

- Advertisement -

Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.

- Advertisement -

Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjendet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit